75 Mall Live Search
22:14 / E Enjte, 27 Janar 2022 / MSH

Vazhdojnë transferimet, Atletico Madrid siguron shërbimet e Wass

Këtë mbrëmje janë bërë zyrtare dy transferime ku Robin Gosens lë Atalantan dhe i bashkohet Interit, kurse Aston Villa ka transferuar Calum Chambers nga Arsenali.

Tani, kampioni i La Ligas Atletico Madridi ka bërë zyrtare përmes një komunikate në llogarinë “Twitter” se ka siguruar shërbimet e mesfushorit të Valencias Daniel Wass.

Wass i bashkohet kampionit spanjoll këtë janar, dhe ku ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2023, ndërsa raportohet se kontrata mund ti zgjatet deri në vitin 2024.

Nga kjo marrëveshje, klubi i Valencias do të përfitojë rreth tre milionë euro.