75 Mall Live Search
13:29 / E Martë, 19 Mars 2019 / indeksADMonline

Vazhdojnë zgjedhjet e brendshme të PDK-së, ky është kandidati potencial për Obiliq!

Partia Demokratike e Kosovës është duke zhvilluar procesin e brendshëm zgjedhor, duke zgjedhur edhe kryetarët e rinj për zbatimin e platformës Dekada e Re

Në Zyrat e PDK-së në Prishtinë është dorëzuar edhe kandidatura për Kryetar të PDK-së në Obiliq.

Shefki Salihu i cili njëkohësisht ishte edhe anëtar i kryesisë së PDK-së në Obiliq momentalisht është kandidati i vetëm dhe potencial për ta fituar kandidaturën e kryetarit të kësaj partie dega Obiliq

Partia Demokratike e Kosovës, në procesin e brendshëm zgjedhor deri tani ka mbajtur rreth 700 kuvende të nëndegëve nga 1200 sa i ka gjithsej, ndërsa procesi zgjedhor ka përfunduar plotësisht në 14 degë.

PDK në Proces të zgjedhjeve të Brendshme, ky është Kanditati i Vetëm i degës së Obiliqit.

Po ashtu, Lulzim Sadiku është kandidat për kryetar të deges së Obiliqit.