16:30 / E Hënë, 13 Prill 2020 / indeksADMonline

Vazhdojnë zjarret në male në Kosovë, prekin Shtërpcën!

Në këtë kohë pandemie, Kosova po përballet edhe me një problem tjetër të madh.

Tash e sa ditë zjarrëfikësit e komunave po raportojnë për djegie masive të maleve në territorin e Kosovës.

Njësoj edhe sot po ndodh në Komunën e Shtpërpcës.

Në disa fotografi që ka siguruar IndeksOnline shihet një tym i madh nga zjarri i shkaktuar në male të Shtërpcës.

Zjarret kanë qenë të përhapura këto ditë edhe në komunën e Vushtrrisë, Shtimes, Suharekës dhe Malishevës./IndeksOnline/