75 Mall Live Search
23:36 / E Martë, 29 Janar 2019 / indeksADMonline

Vazhdon aksioni humanitar i gazetares, sot shpërndau ndihma edhe në komuna të tjera të Kosovës!

Podujeva, Lipjani dhe Skenderaj janë komunat ku gazetarja Alketa Gashi – Fazliu ka qëndruar sot për t’ju ndihmuar 10 familjeve në nevojë, raporton Korrespodenti.

Ushqime, veshmbathje, lodra dhe para u janë dorëzuar sot familjeve të cilat gjenden në kushte të mjerueshme!

Ajo ka thënë se aksioni humanitar do të vazhdojë edhe në komuna të tjera ditëve në vazhdim si dhe ka bërë apel për ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë familjet në nevojë këto ditë të ftohta dimri.

Kujtojmë se ajo para disa ditësh ka marrë iniciativë për t’u ndihmuar familjeve të varfra përmes shitjes së rrobave të saj “Brenda Dollapit tim” ku më pas asaj ju bashkuan kompanitë Maxi, Frutti dhe personat të cilët kanē kontribuar drejtpërdrejt me veshmbathje në këtë nismë!