75 Mall Live Search
21:21 / E Mërkurë, 31 Mars 2021 / Blerim

Vazhdon aksioni i Policisë së Kosovës/ Bastiset një lokal i lojërave të fatit në Podujevë

Është duke u zhvilluar aksioni i Policisë së Kosovës.

Burimet e Indeksonline, mësojnë se në qytetin e Podujevës deri më tani kanë bastisur një lokal të lojërave të fatit, ku ishte organizuar edhe bixhoz i kundërligjshëm.

Deri më tani janë sekuestruar 5 aparate të lojërave të fatit.

Ndërsa rasti duke u proceduar nga policia e vendit.

Indeksonline do të ju mbaj të informuar.