Vazhdon aksioni në argjendaritë e Pejës, sekuestrohen dhjetëra kilogramë ari
Një aksion i madh ka nisur në Pejë i cili për cak ka argjendaritë në Çarshinë e Gjatë të këtij qyteti.
Aksioni është i koncentruar në disa argjendari ndërsa Indeksonline ka siguruar edhe pamjet në një nga argjendaritë më të njohura në qytet.
Burimet e Indeksonline bëjnë të ditur se deri tani janë konfiskuar rreth 15 kilogramë ari.
Në aksion po marrin pjesë disa inspektorë bashkë me prokurorinë, Doganën… dhe Inspektoriatin e Tregut./Indeksonline/

