Vazhdon “beteja” mes Ministrisë së Arsimit dhe Gjykatës Kushtetuese, këshilltari i Nagavcit bën këtë veprim

Këshilltari i ministres së Arsimit, Valdrin Dervishaj ka dorëzuar kërkesë mëngjesin e sotëm në Gjykatën Kushtetuese.
Në kërkesën e parashtruar kërkohet qasje ne katër pika, pas konstatimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese se ministrja Nagavci ka bërë ka bërë shkelje ligji për organizimin e mësimit alternativ të përshpejtuar dhe përcaktimit të organizimit të mësimit në objektet shkollore në Komunën e Kamenicës.
“Bazuar në Ligjin Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike të datës 04.07.2019, sot në mëngjes kam parashtruar kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese për qasje në:
Bazuar në Ligjin Nr.06/L-081 për Qasje në Dokumente Publike të datës 04.07.2019, sot në mëngjes kam parashtruar kërkesë pranë Gjykatës Kushtetuese për qasje në:
Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka organizuar mësim alternativ të përshpejtuar;
Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka angazhuar mësimdhënës shtesë për të organizuar mësim alternativ të përshpejtuar;
Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka lëshuar certifikata për nxënësit pas përfundimit të procesit të mësimor.
Provat të cilat dëshmojnë se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit shprehimisht ka caktuar vendin se ku do të organizohet mësim alternativ i përshpejtuar.
Këto janë katër elementët e Aktgjyjimit të Gjykatës Kushtetuese në të cilat konstatohet që MASHTI ka ndërhyrë në kompetencat e komunës së Kamenicës. Në shkresat e lëndës të dorëzuar nga Gjykata nuk kemi asnjë provë që dëshmon se ne kemi realizuar një nga këto veprime. Kemi kuptuar nga Aktgjyjimi se ankuesi ka dorëzuar prova shtesë. Prandaj, kërkesa ka qëllim t’i sigurojë ato prova.Afati është 7 ditë për kthimin të një përgjigje në kërkesën e parashtruar” thuhet në njoftimin e këshilltarit të ministres Nagavci./Indeksonline/
