19:30 / E Premte, 19 Nëntor 2021 / A. M.

Vazhdon “beteja” për Dragashin, LDK ka edhe një shans tjetër!

Në vendimin e PZAP-it, lidhur me rezultatin e votimit jashtë Kosovës që i takon raundit të dytë Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit, ka këshillë juridike sipas të cilës lejohet ankesa në Gjykatën Supreme.

Prandaj, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve do të presim që palët t’i shterojnë të gjitha mundësitë brenda afateve të përcaktuara ligjore.

Kujtojmë, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka quajtur skandaloz  vendimin e PZAP për anulimin e votave me postë për Komunën e Dragashit. Sipas tyre i gjithë procesi ka qenë i rregullt dhe i ligjshëm.

“Sot, PZAP morri vendim skandaloz e të paprecedentë në sistemin zgjedhor të Kosovës. Anuloi të gjitha votat e mërgatës – të gjitha pa përjashtim – në rastin e Dragashit. Me këtë vendim, si asnjëherë më parë, duke i anuluar në bllok votat e njerëzve tanë, PZAP tenton të ndryshojë vullnetin qytetar”, thuhet në kumtesë. /Indeksonline/