Vazhdon debati i Ganiut me Lumbardhin

Debati i ashpër mes Ganiut dhe Lumbardhit ka vazhduar edhe sonte.
Ganiu i tha Lumbardhit se gjatë debatit mbrëmë, e ka prekur në një dashuri të cilën tha se e ka ende në zemër.
Ndërsa, Lumbardhi tha se “unë të kam prekë në fund, ti veç u qarte më herët”, kurse Ganiu i tha se do të jetë Lumbardhi ai që do të dalë i dëmtuar prej kësaj situate.
“Deri nesër nuk ke debat me mua. Nuk ka respekt për ty, respektin e ke humbur mbrëmë”, i tha Ganiu.
Kurse, Lumbardhi iu përgjigj duke i thënë se “unë të respektoj përsëri. S’kam deshtë me të qitë keq e me të provoku, më ke përqesh katër javë”, iu përgjigj Lumbardhi.