Vazhdon debati në mes të Bale dhe Zidane
Marrëdhëniet e Zinedine Zidane dhe Gareth Bale nuk kanë një marrëdhënie të mirë dhe kjo dihet.
Trajneri u largua nga “Los Blancos” se klubi zgjodhi të shiste Cristiano Ronaldon dhe të mbante uellsianin.
Francezi nuk toleroi dhe u largua, tani që u kthye sërish në drejtim erdhi me një kusht të qartë: Bale të largohej!
Situata është e koklavitur, ndërsa asgjenti i Bale, Jonathan Barnett, nuk harron t’i hedhë benzinë zjarrit. “Zidane nuk e pëlqen Gareth. Nuk ka marrëdhënie mes tyre, nuk ka pasur kurrë”, – u shpreh ai.
Një deklaratë që nuk ndihmon asnjë nga palët duke ditur se për momentin sulmuesi ka ngecur te Real Madridi. Oferta kineze është refuzuar nga “Los Blancos”.