75 Mall Live Search
10:12 / E Martë, 23 Shtator 2025 / S Z

Vazhdon dëshminë ish-këshilltari i NATO-s, Duncan

Ish-këshilltari i Wesley Clark-ut, John Stewart Duncan, është ulur sërish në bankën e dëshmitarit para Dhomave të Specializuara të Hagës.

Ai  po vazhdon dëshminë e tij që e kishte nisur ditën e djeshme të thirrur nga mbrojta e ish-presidentit Hashim Thaçi, transmeton Klankosova.tv.

Para tij, dëshmuan ish-diplomati amerikan, James Rubin, e më pas Paul Williams.

Duncan, po ashtu si dëshmitar i tretë, konfirmoi atë që kishin thënë edhe paraprakët e tij: ish-presidenti Hashim Thaçi kishte një rol politik dhe nuk kishte kompetenca për vendime ushtarake brenda UÇK-së.