Vazhdon dhimbja e Suedisë pas humbjes nga Kosova, federata suedeze del me reagim

Humbja 2-0 nga Kosova në kualifikueset e Kampionatit Botëror, ka ngjallur reagime të shumta në Suedi.
Tifozë të shumtë dhe mediat suedeze nuk patën kritika të mëdha për humbjen, pasi ishin inferior ndaj Kosovës në ”Fadil Vokrri”, shkruan IndeksOnline.
Yjet si Alxander Isak, Viktor Gyökeres e Anthony Elanga ishin nën hijen e Lumbardh Dellovës, Dion Gallapenit e Ilir Krasniqit.
Suadia pos humbjes nga Kosova, në ndeshjen tjetër barazoi ndaj Sllovenisë, duke marr vetëm një pikë nga dy ndeshje, e kritikat ishin të mëdha.
Federata suedeze ka dal me një reagim ndaj këtyre kritikave, duke thënë se shpresat për kualifikim në Kampionatin Botëror ekzistojnë ende dhe nëse janë të bashkuar do të ia dalin.
Reagimi i plotë:
Jemi të gjithë të zhgënjyer. Fillimi i kualifikueseve të Kupës së Botës nuk i përmbushi pritjet. E dimë që situata është e vështirë. E dimë që ndeshjet e mbetura do të jenë vendimtare.
Por ne gjithashtu e dimë se jemi ngritur më parë. Së bashku. Ne qëndruam të fortë kur era ishte më e fortë në San Siro në vitin 2017. Dhe u rikthyem nga disavantazhi 0-4 në më pak se gjysmë ndeshjeje jashtë fushe kundër Gjermanisë në vitin 2012.
Ne kemi treguar më parë se një Suedi që qëndron e bashkuar është diçka me të cilën duhet të llogaritet. Ne e kemi atë brenda nesh. Dhe shpresa nuk na braktis kurrë. Krah për krah. Dorë për dore. Hap pas hapi. Rruga është e pjerrët, por shpresa e bën të mundur.
Do të donim t’ju shprehim një falënderim të madh të gjithë juve mbështetësve që treguat mbështetjen tuaj në vend, në baret sportive në të gjithë vendin dhe në shtëpi në divanin tuaj. Ju jeni të paçmuar.
Ju na çoni përpara dhe tani ne ngrihemi së bashku për Suedinë.
/IndeksOnline/
