Vazhdon dhuna në basketbollin kosovar, ndërpritet ndeshja Trepça – Peja
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/11/Ndeshja.jpg)
Është ndërprerë ndeshja e Superligës së Kosovës në mes të Trepçës dhe Pejës.
Ndeshja është ndalur në çerekun e tretë për shkak të dhunës nga ana e tifozëve, shkruan Indeksonline.
Deri më tani janë zhvilluar tre çerekë, ku pejanët po triumfojnë me rezultat 52-38.
Ende nuk dihet se si do të vazhdoj ndeshja e ndërprerë. /IndeksOnline/