75 Mall Live Search
10:17 / E Enjte, 25 Prill 2019 / indeksADMonline

Vazhdon dhuna në familje, në Skenderaj burri rrah gruan

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër nga Skenderaj është rrahur nga bashkëshorti i saj.

“Viktima femër K/Shqiptare ka raportuar se në shtëpi është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull K/Shqiptar”, thuhet në raport, transmeton Indeksonline.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor është dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Indeksonline/