75 Mall Live Search
21:23 / E Diele, 10 Mars 2019 / indeksADMonline

Vazhdon djegia e fushave dhe tokave bujqësore në Kosovë, Lluzhani në flakë

Qysh nga orët e para të mëngjesit, duke vazhduar deri në këto momente, shumë pjesë të vendit janë përfshirë nga zjarri.

Shumë toka bujqësore, por edhe fusha janë djegur, e kjo mendohet të jetë bërë me qëllim nga qytetarë të pandërgjegjshëm.

Ky fenomen jo vetëm që ka rrezikuar banorët që jetojnë afër këtyre tokave, por edhe tymi shkakton dëme në shëndetin e njeriut, prandaj edhe një gjë e tillë është e ndaluar edhe me ligj, përcjellë Indeksonline.

Më të theksuara kanë qenë zjarret në pjesën e Dukagjinit. Prandaj edhe ka pasur apel nga ana e kryetarëve të Komunave të kësaj pjese që një gjë e tillë të mos ndodhë dhe të bëhet kujdes kur pastrohen fushat.

Ndërsa në orët e mbrëmjes zjarre janë parë edhe në Lluzhan të Podujevës, nga IndeksOnline iu sjellë pamje të flakëve që shihen fare pranë rrugës kryesore.