20:47 / E Martë, 03 Shtator 2019 / indeksADMonline

Vazhdon djegia e pyjeve ne Gjakovë, zjarret përhapen afër shtëpive të banimit

Ende po vazhdojnë të digjen pyjet e Gjakovës.

Qindra hektarë me pyje janë përfshirë nga zjarri në brezin kufitar me Shqipërinë, e që janë në territorin e Komunës së Gjakovës.

Deri me tani nuk dihen arsyet e zjarrit

Banorët e fshatrave t “Rekës së Keqe” në Gjakovë  po shprehën të shqetësuar pasi  përveç dëmeve shëndetësorë që sjellë ky zjarr, ai po përhapet edhe në afërsi shtëpive të banimit, shkruan Indeksonline.

Ndërsa, sipas ushtruesit të detyrës së Komandantit për Brigadën e Zjarrfikësve në Gjakovë, Xhavit Gashi, zjarri u shkaktua nga shkaqe natyrore.

Indeksonline ju sjellë një video ku mund të shihni se sa afër është zjarri nga shtëpitë e banorëve.