Vazhdon drama e dosjeve në OVL të UÇK-së, zyrtarët e Speciales futen në zyra

Kanë arritur në zyrat e OVL të UÇK-së zyrtarë të Gjykatës Speciale për të marrë dosjet, të cilat për të tretën herë me radhë i janë dorëzuar kësaj organizate.
IndeksOnline ka parë nga afër duke arritur zyrtarët e Speciales.
Ndërkohë pak më parë kryetari i kësaj organizate, Hysni Gucati, u shpreh se në këto dosje përmenden figura të njohura.
“Kanë ardhur dosje të tjera. Janë dosje të dala nga Gjykata Speciale. Ka figura të ndryshme, emra të ndryshëm. Nuk po e dimë kush po i sjell. Arsyeja, se pse kanë ardhur te ne s’e dimë. Por kjo gjykatë ka vërtetu me Prokurorinë e Serbisë. Ka emra të figurave të ndryshme. Flitet për ngritjen e aktakuzave”, është shprehur ai./IndeksOnline/

