Vazhdon drama: Wanda u lidh me tjetër, Icardi hakmerret

Icardi dhe Wanda Nara kanë qenë dyshja më e komentuar kohët e fundit me ndarjen e tyre që u njoftua publikisht nga bukuroshja argjentiase.
Kjo e fundit thuhet se ka nisur një lidhje të re dhe Icardi duket se nuk ka duruar më. Ai ka vendosur që të shkarkojë Wanda-n, nga detyra e agjentes së tij personale. Sulmuesi argjentinas i ka kërkuar klubit të Galatasaray të mos e paguajnë më Wanda Nara-n.
Pak ditë më parë, Icardi u shpreh: E njoh më shumë se kushdo dhe e kam mbrojtur më shumë se kushdo. Ka ardhur një moment kur nuk mund ta mbroj më. Është bërë qesharake në të gjithë botën. Jam lodhur me gënjeshtrat e saj. Kërcënon me divorc prej një viti por nuk e realizon asnjëherë. Ka gjithmonë një kërcënim apo shantazh. Fëmijët tanë janë të mëdhenj dhe ndihen shumë keq pasi ajo e ka bërë gjithçka publike.