23:02 / E Enjte, 13 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Arsenali vulosë një fund perfekt të fazës së grupeve, fiton minimalisht ndaj Qarabag

Arsenali e ka mbyllur me fitore fazën e grupeve në Europa League, duke u kualifikuar tutje.

”Topçinjët” e kishin siguruar kualifikimin javë më parë, teksa sonte në Londër, zhvilluan ”miqësore” me Qarabag.

Trajneri, Unai Emery, vendosi një formacion me lojtarë kryesisht të rinjë, teksa debutoi edhe 17-vjeçari, Bukayo Sako, i vitit 2001, transmeton IndeksOnline/

Dhe londinezët arritën ta fitojnë ndeshjen e sotme me rezultat minimal, 1-0, me golin e vetëm të shënuar nga Alex Lacazette.

Kështu, nga Grupi E, Arsenali vazhdon tutje, së bashku me Sporting Lisbonën, skuadër e cila ka grumbulluar 13 pikë.

Ndërsa, të eliminuar vazhdojnë në shtëpi skuadrat si Vorskla dhe Qarabag./IndeksOnline/