75 Mall Live Search
09:38 / E Diele, 01 Shkurt 2026 / L A

Vazhdon edhe sot java e 18-të në Superligën e Kosovës në Basketboll

Dy ndeshje interesante pritet të zhvillohen sot në Procredit Superliga.

Vëllaznimi, do të pres në “Shani Nushi” skuadrën e Borës, ndeshje kjo e rëndësishme për të dyja palët.

“Kuqezinjtë” kanë pesë fitore e 12 humbje, e në anën tjetër prishtinasit janë në formë të lartë me nëntë fitore e tetë humbje.

Ndeshje tjetër e rëndësishme është ajo midis Trepçës dhe Golden Eagle Yllit.

Dy skuadrat ndodhen në formë të jashtëzakonshme me “Xehetarët” që kanë nëntë fitore radhazi në elitë, kurse skuadra nga Suhareka kanë pesë fitore radhazi në ProCredit Superliga.

Ndeshja Vëllaznimi-Bora zhvillohet në orën 17:30, ndërsa Golden Eagle Ylli-Trepça në orën 19:00./IndeksOnline/