07:27 / E Premte, 25 Tetor 2019 / indeksADMonline

Vazhdon edhe sot numërimi i votave me kusht, këto janë rezultatet

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve vazhdon edhe sot numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Këtë e ka konfirmuar për Indeksonline, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Numërimi do të vazhdojë sipas planifikimeve. Do të punohet në dy ndërrime, deri në orën 24”, ka thënë Elezi.

Deri më tani janë numëruar 7355 vota. Këto janë rezultatet nga numërimi i 27.35% të votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Lëvizja Vetëvendosje ka 1957 vota, pas saj është PDK me 1597 vota.

Në vendin e tretë është LDK me 1288 vota, 9 më shumë se koalicioni AAK-PSD, i cili ka 1279 vota.

Ndërsa, Nisma numëron 381 vota./Indeksonline/