Vazhdon eksodi i largimeve në Superligë, Ferizaj liron 5 futbollistë

Skuadra e Ferizajit përmes një postimi në facebook ka njoftuar lirimin e 5 futbollistëve të saj.
Klubi ka treguar se arsye për këtë ka qenë mos arritja e marrëveshjes për ta vazhduar bashkëpunimin andaj edhe i kanë ndarë rrugët.
Futbollistët e larguara nga skuadra e Ferizajt janë: Zgjim Mustafa, Përparim Livoreka, Fatih Karahoda, Dardan Jashari dhe Alban Rexhepi.
Po ashtu ky klub i ka falënderuar futbollistët për kontributin e tyre për 6 muaj sa kanë qenë pjesë e skuadrës kurse kanë njoftuar se shumë shpejt edhe pritet zëvendësimi i tyre./Indeksonline/.