75 Mall Live Search
21:11 / E Enjte, 05 Mars 2020 / indeksADMonline

Vazhdon ‘ferri’ i quajtur koronavirus, izolohet edhe një ndihmës trajner

Ndihmës trajneri i Ajaxit, Christian Poulsen është në izolim pasi që kishte kontakt me një të prekur me koronavirus.

Po ashtu përveq tij janë izoluar edhe dy antarë tjerë të  stafit si masë paraprake.

Poulsen kishte marrë pjesë në një ditëlindje ku një nga të pranishmit ishte i prekur me koronavirus.

Po ashtu këta tre persona kishin pretenduar se nuk kanë simptoma mirëpo prap u është thënë të izolohen dhe të kontrollojnë vazhdimisht temperaturën e tyre.

Vazhdimisht janë duke u marrë masa edhe nga vendet e tjera në mënyrë që të ndalohet përhapja e këtij virusi./IndeksOnline/.

Image result for Christian Poulsen\