11:25 / E Martë, 10 Korrik 2018 / indeksADMonline

Vazhdon festimi me armë, arrestohet një person në Prizren

Një person është arrestuar në Prizren ditën e djeshme, pasi i njëjti në një aheng familjar ka shtënë më armë në ajër.

Sipas Policisë së Kosovës në vendin e ngjarjes janë konfiskuar arma dhe 13 gëzhoja.

Ndryshe, i dyshuari është liruar dhe rasti po vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Indeksonline/