Vazhdon forma e dobët e Chelseas, mposhtën edhe nga Fulhami

Skuadra e Chelseas ka vazhduar me formën e dobët.
Blutë sonte kanë pësuar humbje nga Fulham me rezultat 2-1, në ndeshjen e mbetur të xhiros së shtatë të Premier Ligës, shkruan IndeksOnline.
Willian shënoi golin e parë në ndeshje duke e kaluar Fulhamin në epërsi në minutën e 25-të.
Braziliani nuk festoi golin në shenjë reslekti për ish klubin e tij.
Me të filluar pjesa e dytë, Chelsea barazoi rezultatin me golin e Koulibalyt në minutën e 47-të.
Gjërat nisën të shkojnë keq përsëri nga minuta e 58-tëz atëherë kur transferi i ri Joao Felix u ndeshkua direkt me karton të kuq.
Fulhami riktheu epërsinë në minutën e 73-të me golin e Carlos Vinicius.
Me këtë fitore Fulham zë vendin e gjashtë në tabelë me 31 pikë, ndërsa Chelsea ndodhet në pozitën e 10-të me 25 pikë./IndeksOnline/