Vazhdon forma e mirë e Ballkanit, merr tre pikë ndaj Gjilanit

Ballkani ka shënuar fitoren e tretë radhazi në Superligë.
Kampioni në fuqi, para tifozëve vendas shënoi fitore ndaj Gjilanit, me rezultat 1-0, shkruan IndeksOnline.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Sunday Adetunji, në minutën e 31-të.
Me këtë fitore, Ballkani renditet në vendin e dytë në tabelë me 53 pikë, 10 më pak se lideri Drita.
Në anën tjetër, Gjilani renditet në vendin e gjashtë, me 38 pikë./IndeksOnline/