75 Mall Live Search
23:04 / E Premte, 08 Shtator 2023 / Gj. Sh

Vazhdon forma e mirë e Portugalisë, shënon fitoren e pestë radhazi

Kombëtarja e Portugalisë po vazhdon me fomë të mirë në kualifikimet e Kampionatit Evropian.

Djelmoshat e Roberto Martinez shënuan fitore në udhëtim ndja Sllovakisë, me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e fitore për Portugalinë e shënoi Bruno Fernandez në minutën e 43-të.

Kjo është fitorja e pestë për Portugalinë në po aq ndeshje të zhvilluara, me një golldallim 15-0.

Portugalia është lidere e Grupit J, me 15 pikë, e ndjekur nga Sllovakia dhe Luksenburgu me 10 sosh./IndeksOnline/