75 Mall Live Search
16:59 / E Enjte, 30 Shtator 2021 / OSH

Vazhdon forma e mirë për Ulpianën, merr barazim në Fadil Vokrri

Skuadra e Ulpianës ka arritur një pikë të vlefshme në udhëtim tek Prishtina me rezultat 1-1.

Skuadra mysafire ishte në epërsi pas 45 minutave të parë me golin e Rrezit, teksa me t’u futur në pjesën e dytë Leotrim Kryeziu barazoi rezultatin.

Prishtina mbeti me një lojtar më pak në minutën e 76 pasi mesfushori Erando Karabeci u ndëshkua me karton të kuq.