10:54 / E Shtunë, 02 Mars 2024 / Gj. Sh

Vazhdon forma fantastike e Bostonit, shënon fitore ndaj Dallasit

Boston Celtic ka vazhduar me formën fantastike, këtë herë duke mposhtur Dallas Mavericks, me shifrat 138-110.

Çereku i parë nisi ngushtë me dy skuadrat duke bërë një luftë të madhe në parket, megjithëse në fund Celticu e mbylli me shifrat 38-32.

Njashtu ishte edhe ai i dyti, i cili u mbyll me një pikë epërsi për të “Gjelbrit”, 28-27.

Në periodën e tretë dhe të katërt, Celticu shtoi edhe nga 36 pikë, për ta mbyllur ndeshjen me 28 pikë epërsi.

Jayson Tatum ishte më  i dalluari në fitoren e Celticut, me 32 pikë, tetë kërcime dhe tre asistime.

Ndërsa te Dallasi më i miri si zakonisht ishte Luka Donçiq me triple-double, 37 pikë, 12 asistime dhe 11 asistime.

Bostoni udhëheqë në Konferencën Lindore me 47 fitore dhe 12 humbje.