14:19 / E Mërkurë, 24 Tetor 2018 / indeksADMonline

Vazhdon frika e Beogradit për Kosovën në Interpol, Stefanoviq përmend pikën e dobët!

Në nëntor të këtij viti, në Emiratet Arabe, do të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Interpol-it, ku në agjendë është vënë edhe votimi për anëtarësimin e Republikës së Kosovës.

Frika për pranimin e Kosovës në organizatën më të madhe ndërkombëtare të Policisë tani ka nisur të shfaqet nga qeveritarët serbë.

Ministri i Brendshëm, Nebojsha Stefanoviç deklaroi se ka indicie që Prishtina zyrtare do të bëhet pjesë e Interpolit. Lidhur me këtë, ai ka përmendur drejtorin e ri të Interpolit, që vjen nga Korea e Jugut, shtet që e ka njohur Kosovën me 28 mars, 2008.

“Këtë vit situata është më e vështirë, mungon presidentin e Interpolit (Kinez) i cili u zëvendësua me vendit që e njohu pavarësinë e Kosovës (Korenë Jugore)”, u shpreh ai.

Tutje, Stefanoviq deklaroi se pranimi i mundshëm i Kosovës në Interpol do të ishte një precedent politik dhe përsëriti se nuk ka asnjë argument ligjor që ky shtet të bëhet anëtare e kësaj organizate.

Ministri vuri në dukje se ka presione të mëdha për Kosovën dhe se situata këtë vit është krejtësisht e ndryshme në krahasim me vitin e kaluar.

“Kina e kishte refuzuar ardhjen e delegacionit të Kosovës në Kuvend dhe se Kosova atëherë e braktisi aplikimin e saj për anëtarësim në Interpol”, u shpreh ai. /Indeksonline/

 

Temat: