75 Mall Live Search
18:21 / E Hënë, 16 Maj 2022 / AR

Vazhdon gjykimi/ Amber Heard merret në pyetje nga avokatët e Johnny Depp

Zëdhënësja e Amber Heard, ka lëshuar një deklaratë teksa ajo është duke u marrë në gjyq për akuzat nga ish bashkëshorti i saj, Johnny Depp.

Nëse nuk e dini, në vitin 2018, Amber kishte bërë një shkrim për ‘The Washington Post’ për mbijetesën e dhunës në familje, por që nuk e kishte përmendur Johnny-n, transmeton Indeksonline.

Tanimë dyshja kanë marrë vendimin të tregojnë anën e tyre të historisë.

Gjatë ditës së sotme pritet që Amber të merret në pyetje nga avokati I Johnny.

Zëdhënësja e Amber tha:

“Ekziston një thënie e vjetër nga avokatët e gjyqit: Kur faktet janë në anën tuaj, argumentoni faktet; kur faktet nuk janë në anën tuaj, hidheni në podium”./Indeksonline/