Vazhdon gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Dhomat e Specializuara sot mbajnë konferencë

Në Gjykatën Speciale në Hagë, edhe sot do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Lënda me titullin “Thaçi dhe të tjerët” i është rikthyer seancave gjyqësore pas disa javësh pushim, me ish-komandantin Naim Maloku që ka dëshmuar tri ditë radhazi, shkruan IndeksOnline.
Edhe sot, rëndom si të tjera herë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, do të dalin para trupit gjykues me fillim nga ora 09:00.
Dhomat e Specializuara kanë paralajmëruar konferencë për media në orën 14:30, pas përfundimit të seancës./IndeksOnline/