75 Mall Live Search
08:02 / E Hënë, 11 Prill 2022 / MSH

Vazhdon gjykimi i Salih Mustafës

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, do të dalë edhe sot përpara trupit gjykues në Hagë.

Gjykimi i komandant Calit do të fillojë në ora 09:30.

Ish-komandanti i UÇK-së është gjykuar disa herë, që kur u arrestua në shtator të vitit 2020, teksa akoma po mbahet në masën e paraburgimit.

Mustafa po akuzohet se kinse ka kryer krime lufte, trajtim çnjerëzor të viktimave dhe vrasje.

Gjatë muajit prill, ai pritet të mbajë edhe pesë seanca të tjera gjyqësore.