75 Mall Live Search
09:48 / E Martë, 04 Prill 2023 / L K

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka vazhduar gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Prokurori i specializuar fillimisht ka mbajtur deklaratën e tij. Gjyqtarët i kanë caktuar atij një afat prej pesë orësh për të mbledhur rastin që synon ta paraqesë.

Pas kësaj, avokati i viktimave do të mbajë fjalën e tij dhe atij i është caktuar një afat prej 45 minutash.

Në ditët në vijim do të mbahen edhe avokatët mbrojtës të ish-krerëve të UÇK-së./IndeksOnline/