75 Mall Live Search
09:03 / E Hënë, 18 Mars 2024 / Zgjim Sefa

Vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjatë ditës së sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas njoftimit seanca gjyqësore pritet të fillojë në ora 09:00.

Ndyshe Dhomat e Specializuara me 28 shkurt ka mbaruar dëshminë e tij dëshmitari i 48-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) me kodin 01140 në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Ky dëshmitar u mor në pyetje nga ZPS-ja, mbrojtja e të akuzuarve, mbrojtja e viktimave dhe trupi gjykues nën masa mbrojtëse si dhe në sesion privat për publikun.