75 Mall Live Search
07:48 / E Enjte, 17 Gusht 2023 / MSH

Vazhdon gjykimi në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës edhe sot do të vijojnë procesin gjyqësor.

Seanca e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë do të fillojë në ora 09:00.

Sot pritet të dëgjohet dëshmitari i 17-të për këtë rast.

Dëshmitari në fjalë do të ketë masë mbrojtëse, por që një pjesë e deklaratës së tij pritet të dëgjohet edhe në seancë publike.

Deri më tani, në këtë proces gjyqësor janë dëgjuar 16 dëshmitarë, të gjithë të mbrojtur dhe në seanca private, përveç ish-komandantit të Zonës Operative të Llapit dhe një oficeri britanik, të cilët kanë dëshmuar pa masa mbrojtëse.

Gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ka nisur me 3 prill ku të gjithë janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për krime të pretenduara të luftës.