75 Mall Live Search
15:39 / E Premte, 17 Shtator 2021 / A. M.

Vazhdon implementimi i planit operativ për ngritjen e sigurisë në trafik, në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës respektivisht, Njësiti  Rajonal i Trafikut rrugor,  po vazhdon me implementimin e  planit operativ për kontrollin e shtuar në trafik me fokus të veçantë ndaj ngasësve të  motoçikletave, dhe përdorimit të telefonit gjatë ngasjes së automjetit.

Në kuadër të këtij plani, për përdorim të telefonit gjatë ngasjes së automjetit, nga data 14 shtator 2021 deri sot,  janë shqiptuar  251 gjoba dhe janë larguar nga qarkullimi rrugor 21 motoçikleta.

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do të  vazhdoj deri sa të vlerësohet që është arritur efekti i dëshiruar.