Vazhdon inspektimi i mishtoreve të Kosovës
Inspektorët e Rendit Komunal, bashkë me ata të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, po vazhdojnë aksionin nëpër mishtoret brenda territorit të Komunës së Prishtinës.
Drejtori i Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri përmes një postimi në facebook ka njoftuar opinionin për një gjë të tillë.
Tahiri,madje ka thënë se në fund të aksionit do të publikohen gjetjet nga këto inspektime.
Ja postimi i tij në Facebook:
Inspektorët e Rendit Komunal, bashkë me ata të Agjensionit të Ushqimit dhe Veterinës, po vazhdojnë aksionin nëpër mishtoret brenda territorit të Komunës së Prishtinës.
Në fund do të dalim publikisht me gjetjet nga këto inspektime.
Ndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka asgjësuar dje 21 ton mish që po mbaheshin në depon e Bashkësisë Islame të Kosovës, që ndodhet në Veternik të Prishtinës. Ky mish ka qenë i prishur, dhe i rrezikshëm për t’u konsumuar.
