Vazhdon inspektimi i rreptë në Prishtinë. Lokalet të mbyllen!

Drejtori i inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri, ka bërë të ditur se edhe gjatë orëve të vona ka vazhduar inspektimi i lokaleve, se a janë të mbyllura apo jo, shkruan IndeksOnline.
Tahiri ka thënë që të respektohen vendimet dhe urdhëresat, që të mos dënoheni.
“Vazhdon inspektimi i lokaleve edhe nga ekipet kujdestare, si nëpër lagjet e qytetit ashtu edhe nëpër fshatra.
Respektoni vendimet dhe urdhëresat, ashtu që të mos ndiqeni penalisht!”, ka thënë ai./IndeksOnline/