17:06 / E Martë, 14 Korrik 2020 / indeksADMonline

Vazhdon intervistimi i Thaçit në Hagë

Po vazhdon ende intervistimi i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi në Hagë, raporton IndeksOnline.

Janë bërë tri orë prej kur Thaçi ka hyrë brenda ndërtesës ku ndodhet Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Sot është dita e dytë e intervistimit të tij, ku dje u mor në pyetje mbi gjashtë orë.

Por, ndryshe nga dje ku shumë shqiptarë kishin dalë për ta pritur dhe mbështetur Hashim Thaçin me flamurin e UÇK-së, duke brohoritur dhe kënduar këngë patriotike, si dhe me parulla që e kundërshtojnë Gjykatën Speciale, sot aty janë parë vetëm dy-tre vetë.

Megjithatë, flamuri i UÇK-së nuk mungoi as sot në Hagë./IndeksOnline/