75 Mall Live Search
09:42 / E Diele, 23 Mars 2025 / L A

Vazhdon java e 25-të në Superligën e basketbollit/ Vëmendja në kryeqytet

Vazhdon edhe sot java e 25-të në Procredit Superliga, ku pritet të ketë ndeshje interesante.

Proton Cable Prizreni, do të jetë nikoqir i skuadrës së Vëllaznimit.

Ndërsa e gjithë vëmendja do të jetë në kryeqytet, ku do të zhvillohet klasikja e basketbollit kosovar mes Sigal Prishtinës dhe kampionit në fuqi, Trepçës.

Prishtinasit kanë 15 fitore dhe nëntë humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë, ndërsa xehetarët janë në vendin e dytë me 16 fitore dhe tetë humbje.

Këto të dy ndeshje priten të zhvillohen sonte në orën 20:00./IndeksOnline/