02:13 / E Martë, 31 Mars 2020 / indeksADMonline

Vazhdon jeta normale në Bjellorusi, presidenti insiston se vodka dhe saunat mposhtin koronavirusin

Presidenti i i Bjellorusisë ka refuzuar të mbyllë vendin nga koronavirusi, duke insistuar se vodka dhe saunat do të mposhtin sëmundjen në vend të kësaj, shkruan Daily Mail.

Aleksandr Lukashenko ka këmbëngulur që jeta të vazhdojë sa më normale në vendin evropian lindor prej 9.5 milion njerëz, ku janë konfirmuar 154 infeksione – megjithëse vendi nuk ofron azhurnime të rregullta ditore, transmeton Indeksonline.

Tifozët u mblodhën në stadiumet e futbollit në të gjithë vendin të shtunën ndërsa sezoni vazhdoi të shtohej, ndërsa vetë Lukashenko mori pjesë në një turne hokej mbi akull./Indeksonline