75 Mall Live Search
13:34 / E Mërkurë, 01 Janar 2020 / indeksADMonline

Vazhdon kaosi në Brezovicë, rruga e bllokuar dhe situatë e ndërlikuar, askush s’jep përgjegjësi

Brezovica vazhdon të jetë në gjendje kaosi. Qendra më e madhe turistike në Kosovë momentalisht nuk po ofron as kushtet më elementare për turistët.

Rruga është e bllokuar dhe po detyron turistët që t’i lënë veturat e tyre deri në 1.5 kilometra në largësi.

As policia nuk është në element pasi që nuk po e drejton fare komunikacionin, shkruan Indeksonline.

Në këtë situatë, vetëm njëra trakë është e kalueshme.

Në rast se do të ketë nevojë për emergjenca, zjarrëfikësit dhe stafi mjekësor do të kishin të pamundur depërtimin në këtë gjendje aktuale.

Frustrimi i turistëve është i madh, ndërsa reagimi mbetet i vogël./Indeksonline/