75 Mall Live Search
15:00 / E Enjte, 19 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Vazhdon këmbëngulja e Mourinhos për transferimin e Muriqit

Para disa ditësh është raportuar që Mourinho kishte dërguar njerëz për ta përcjellur futbollistin kosovar Vedat Muriqin.

Kurse tani sipas raportimeve të fundit nga mediat britanike trajneri i Tottenham e ka paraqitur kërkesën e tij për transferimin e Vedatit në administratën e klubit.

Po ashtu është planifikuar që klubi londinez, Tottenham të bëjë ofertë për Muriqin në afatin e janarit, kjo për arsye që Llorente u transferua te Napoli andaj Mourinho dëshiron të zëvendësoj atë me Vedatin.

Sipas mediave britanike interesimi për të është rritur pas paraqitjeve shumë të mira me Kombëtaren e Kosovës./Indeksonline/.