75 Mall Live Search
17:08 / E Diele, 19 Maj 2019 / indeksADMonline

Vazhdon keqpërdorimi i veturave zyrtare: E diele e me 160km/h rrugës për Shqipëri

Të shpeshta janë rastet e keqpërdorimit të veturave zyrtare. Një keqpërdorim i tillë po bëhet edhe sot, pavarësisht se është ditë e diele, ditë pushimi.

Një veturë zyrtare 3Z është parë në autostradën që lidh Kosovën me Shqipërinë, madje me një shpejtësi marramendëse.

160km/h ishte shpejtësia e veturës zyrtare, shpejtësi kjo e cila nuk lejohet në atë anë.

Kjo gjë shihet qartë edhe në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline. Duhet shtuar se pavarësisht raportimeve të vazhdueshme për keqpërdorim të veturave zyrtare, të njëjtit vazhdojnë njësoj duke mos e ndalë vozitjen e tyre edhe gjatë vikendeve, apo pas përfundimit të orarit të punës./Indeksonline/