Vazhdon kërkimi me helikopterë, anije e zhytës për Florijana Ismailin
Shpresat janë gjithnjë e më të vogla për gjetjen e fubollistes shqiptare, Florijana Ismaili.
Që nga e shtuna e kaluar 24 vjeçarja është zhdukur, pasi kishte hyrë për not së bashku me një shok në liqenin e Como-s në Itali.
Autoritetet italiane dhe zvicerane ende janë duke e kërkuar për të gjetur trupin e saj me helikopterë, zhytës e anije por ende nuk ka asnjë shenjë pozitive.
Edhe familjarët e saj janë pesimist që Ismaili mund të jetë gjallë.
Ndryshe, edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ofruar ndihmë duke vënë në dispozicion Forcat e Sigurisë së Kosovës për të kërkuar trupin e Ismailit. /Indeksonline/