75 Mall Live Search
22:54 / E Enjte, 05 Janar 2023 / Gj. Sh

Vazhdon kriza e Chelseas, City e mposht midis Londrës

Chelsea po vazhdon me krizë rezultatesh në Premier Ligën angleze.

Blutë e londrës u mposhtë në Stamford Bridge nga Manchester City me rezultat minimal 1-0, shkruan IndeksOnline.

Golin e vetëm në ndeshje e ka shënuar Riyad Mahrez në minutën e 63-të.

Kjo ishte një fitore e madhe e Manchester Cityt, duke shkuar në kuotën e 39 pikëve dhe mbetet në hap me Arsenalin në luftën për vendin e parë e cila ka 44 pikë.

Në anën tjetër Chelsea po përballet me krizë rezultatesh ku në tetë ndeshjet e fundit ka vet%m një fitore dhe renditet në vendin e 10-të me 25 pikë./IndeksOnline/