Vazhdon kriza e Chelseas, mposhtet nga Fulham
Kriza e rezultateve për skuadrën e Chelseas nuk ka mbaruar.
Blutë e Londrës, sonte pësuan humbje si mysafire e Fulhamit, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me barazim 0-0, derisa në pjesën e dytë u shënuan tre gola.
Fulham kaloi në epërsi në minutën e 55-të, me golin e Raul Jimenez.
Në minutën e 72-të, Liam Delap barazoi shifrat në 1-1.
Gëzimi i Chelseas zgjati vetëm nëntë minuta, pasi Harry Wilson shënoi golin e fitores për skuadrën e Fulhamit.
Pas kësaj ndeshje, Fulham barazon Chelseas me pikë, nga 31 secila, duke u renditur në pozitat shtatë dhe tetë./IndeksOnline/

