75 Mall Live Search
22:55 / E Enjte, 24 Tetor 2024 / Gj. Sh

Vazhdon kriza e Manchesterit, barazon edhe me Fenerbahchen

Manchester United edhe pas javës së tretë, nuk e ka shijuar fitoren në Europa League.

”Djajtë e kuq” sonte barazuan si mysafire e Fenerbahches, me barazim 1-1, shkruan IndeksOnline.

United e nisi ndeshjen mirë, me golin e Christian Eriksen në minutën e 15-të dhe shkoi në pushim me epërsi.

Por me të nisur pjesa e dytë, Fenerbahche barazoi shifrat me golin e En Nesyrit në minutën e 49-të, gol ky i cili vulosi rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshje.

Pas tre jave, Fenerbahche ka grumbulluar pesë pikë, ndërsa Manchester United ka tre pikë./IndeksOnline/