Vazhdon kriza e Napolit, barazon edhe me Parman
Skuadra e Napolit nuk ka arritur më shumë se një bartazim 0-0 me Parman, ndeshje kjo e mbetur nga java e 16-të.
Ky ishte barazimi i tretë radhazi për kampionin në fuqi të Italisë, duke thelluar krizën e rezultateve, shkruan IndeksOnline.
Edhe pse e kërkuan golin në vazhdimësi, rezultati në ”Stadio Diego Armando Maradona” mbeti i pandryshuar për asnjë moment.
Napoli tashmë ka 40 pikë, duke u renditur në vendin e tretë në tabelë, aq sa ka edhe Milani dhe tre më pak se Interi, që sonte luan ndaj Lecces.
Në anën tjetër, parma ka 22 pikë dhe renditet në vendin e 14-të./IndeksOnline/

